Eurodeputeti spanjoll kërkon që Kosova të njihet nga 5 shtetet e BE-së: Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme

Eurodeputeti spanjoll kërkon që Kosova të njihet nga 5 shtetet e BE-së: Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme

Eurodeputeti spanjoll, Jordi Sole, i ka bërë thirrje qeverisë së Spanjës dhe 4 shteteve tjera mosnjohëse të BE-së, që Kosova të njihet shtet, duke thënë se mosnjohja nga Spanja është një reflektim i frikës së krijimit të precedentëve në lidhje me mënyrat për t’u bërë shtet.

Përmes një shkrimi në Twitter, Sole, mosnjohjen e pavarësisë së Kosoës, nga Spanja, e ka cilësuar si “reflektim i frikës”.

“Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme, ligjore dhe demokratike. Mosnjohja nga Spanja është një reflektim i frikës së krijimit të precedentëve në lidhje me mënyrat për t’u bërë shtet. Pengimi i perspektivës evropiane të Kosovës është egoiste dhe na dobëson neve si Bashkim Evropian”.

Sole i bëri këto komente gjatë fjalës së tij dje në Parlamentin Evropian, ku u diskutua për raportin për Kosovës, ndërsa sot pritet të bëhet votimi i këtij raporti.

Pesë shtete të BE-së po rezistojnë të njohin Kosovën si një shtet të pavarur,  një shtet që shumë shpejt do të kërkojë formalisht anëtarësimin në BE.c

/ GazetaEnigma

Related Articles