Deklaratat e ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla “kundër UÇK-së”, kanë bërë që të aludohet se ministrja nuk e përkrah UÇK-në dhe të akuzohet si politikane “anti-UÇK”, duke ia kërkuar edhe dorëheqjen.
Opozita në Kosovë e ka akuzuar vazhdimisht Gërvallën si politikane që është kundër UÇK-së. E kjo e fundit iu ka kthyer se pikërisht ‘PDK-ja ka abuzuar me UÇK-në”.
Gërvalla kohë më parë pati deklaruar se ka dosje të tëra që i ka mbledhur dhe i ka dërguar në Gjykatën Speciale, e cila akuzon strukturat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës si “Ndërmarrje e përbashkët kriminale”.
Kjo intervistë e ministres Gërvalla është rikthyer në kujtesë, pas statusit skandaloz për ditën e çlirimit të Kosovës, ku nuk ka përmendur fare Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe as dëshmorët e rënë për liri.
“Në ditën e çlirimit të Kosovës kujtojmë edhe të gjithë ushtarët e NATO-s dhe KFOR-it, të cilët kontribuuan fillimisht në çlirimin e Kosovës dhe më pas në paqen dhe stabilitetin e saj”, shkruan Gërvalla, derisa në asnjë fjali të statusit të saj nuk përmend UÇK-në.
Por, siç kishte treguar edhe vetë në emisionin InfoBox ajo është e interesuar ta përmend UÇK-në në një tjetër dimension.
“Unë kam dëshmi madje me shkrim, në zarfe të mbyllura të cilat i janë paraqitur organeve të ndryshme. I kam personalisht në shtëpinë time në Bon”, tregon ajo.
E pyetur sa a i ka dërguar diku, Gërvalla ishte përgjigjur, “unë jam juriste me profesion, i kam dërguar aty ku unë e kam parë të arsyeshme që duheshin dërguar”.
“Në institucionet e Kosovës, apo diku tjetër?”, pyet prap gazetari.
“Jo, diku tjetër”, u përgjigj sërish Gërvalla.
Madje, në disa media zvicerane u tha se Gërvalla pati thënë se pas luftës, ushtarët e UÇK’së vranë serbë, romë dhe ish-rivalë të tyre, e tërë këtë, ministrja e quan keqinformim.
Ndaj kësaj deklarate, Gërvalla reagoi duke thënë se “Citati i mëposhtëm për UÇK-në, i marrë nga gazeta zvicerane NZZ ka vetëm një autor dhe ai quhet Andreas Reich, gazetar i kësaj gazete. Pra citați shpreh opinionin e gazetarit dhe jo timin”
Ajo tha se në Kosovë e dinë të gjithë se kush e ka mbrotjur të kaluarën “dhe e mbron edhe sot UÇK-në, luftën çlirimtare dhe sakrificën e shqiptarëve jo vetëm gjatë dekadave të fundit”
Por, kjo siç duket nuk mbaron me kaq. Së fundi, Gërvalla i ka kërkuar Konsullit të Kosovës në Neë York, Lulzim Krasniqi ta largojë flamurin e UÇK-së nga zyra.
Krasniqi ka thënë se vendimi i Gërvallës është kundërligjor dhe i paprecedent përgjatë funksionimit të deritashëm të Shërbimit të Jashtëm.
“Faleminderit për sqarimin, edhe pse do të ishte mirë sikur këtë të ma kishit bërë të ditur ditën kur e pranova vendimin (më 30 qershor), meqë obligimet e shumta që kam këtu, nuk përmbyllen kaq thjesht, siç mendoni ju. Vendimi juaj është i paprecedent përgjatë funksionimit të deritashëm të Shërbimit të Jashtëm të Republikës së Kosovës. Mbi të gjitha është kundërligjor”, shkruan letra.
Tutje tha se me këtë vendim, ministrja Gërvalla ka mbyllur të gjitha shërbimet konsullore në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju-Jork, kur këto ditë kërkesat e shqiptarëve për shërbime arrijnë kulmin.
“Rrjedhimisht, meqë kam qenë i vetmi person i autorizuar për ofrimin e shërbimeve, me këtë vendim, duke filluar prej sot, u mbyllën të gjitha llogaritë për përdorimin e aplikimit të dokumenteve të udhëtimit. Bashkë me këto llogari, fatkeqësisht, u mbyll çdo shërbim konsullor. Përgjegjësinë për këtë tashmë e keni ju”, shprehet ai në letër.
Sipas tij, me këtë vendim arbitrar dhe pa paralajmërim, Republika e Kosovës do të ketë edhe implikime financiare.
“Unë kam lidhur kontratë njëvjeçare me menaxhmentin e ndërtesës ku jetoj me qira, në nëntor të vitit të kaluar, gjithnjë me aprovimin e Sekretarit të Përgjithshëm, për çka Republika e Kosovës e ka për obligim ta respektojë këtë kontratë-të paguajë qiranë deri atëherë në një banesë ku nuk jeton asnjeri. Në të kundërtën, mosrespektimi i saj është i dënueshëm sipas ligjeve të SHBA-së”.
Po ashtu, Krasniqi ka thënë se vendimi arbitrar i Gërvallës për kthim të menjëhershëm shkel të gjitha të drejtat e një diplomati dhe e vërteton qasjen tuaj në përndjekjen e diplomatëve, të cilët kanë ndihmuar në forcimin e shtetit të Kosovës. /Gazeta Enigma/.