Gjendet i varur një person në një barnatore në Komoran

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot rreth orës 12:00, në një barnatore në Komoran, ku një person është gjetur pa shenja jete dhe dyshohet të ketë kryer vetëvrasj

Mësohet se bëhet fjalë për një 57-vjeçar, i cili është gjetur i varur në litar, në katin e dytë të barnatores, nga familjarët e tij.

Kështu kanë bërë të ditur burimet brenda QKUK-së dhe njoftuan se i ndjeri u dërgua në këtë qendër pa shenja jete, ku vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi i mjekëve në Emergjencë.

Ndërkohë që ende janë të njohura ende motivet që e kanë shtyrë viktimën drejt vetëvrasjes.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku është bërë ekzaminimi i lokacionit dhe janë marrë disa deklarata nga të afërmit e të ndjerit.

Burimet thonë se me urdhër të Prokurorit të Shtetit kanë nisur hetimet, me ç’rast trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Related Articles