Pas aksionit të Policisë së Kosovës kundër strukturave ilegale në Shtërpcë të enjten, ka reaguar edhe Lista Serbe.
Sipas tyre, ky aksion i policisë është politik, sepse siç thanë ata, po në këtë ditë është një festë në Shtërpcë.
“Fakti që aksioni është ndërmarrë gjatë një feste të madhe, Shën Gjoni, konfirmon se është veprim puro politik i institucioneve të Kosovës i drejtuar kundër popullatës serbe në komunën e Shtërpcës”, thuhet në reagim.
Lista serbe ka thënë se në festa ose ngjarje të veçanta për serbët, gjithmonë po ndërmerren aksione të tilla. Prandaj, ata kanë kërcënuar me kundërpërgjigje.
“Lista Serbe, përveçse dënon gjithçka që po ndodh sot në Shtërpcë, kërkon që menjëherë të ndalen ngacmimet ndaj serbëve në Kosovë sepse serbët do të detyrohen të përdorin të gjitha mjetet për t’iu kundërvënë këtij lloj mashtrimi të popullit tonë”, thuhet tutje në njoftim.
Po ashtu, ka kërkuar reagimin e institucioneve ndërkombëtare duke pretenduar se serbët po tentojnë t’i largojnë nga Kosova.