Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, i ka quajtur praktikantë, deputetët e pushtetit, të cilët me 61 vota, votuan sot pro propozimit që shteti t’i ndajë mbi 10 milionë euro për rrymën e serbëve në veri të Kosovës, raporton Gazeta “Enigma”.
Ai ka thënë se këta deputetë janë popullsitë të shndërruar në konformistë.
Shkrimi i tij i plotë:
Një herë mbetën vetëm në Kuvend, shikoje çka bëjnë. “Praktikantët” të marrin në qafë me hipokrizi. Ah mos ta harrojmë “pse me pague rrymën në veri për ata që na i vrasin vëllezërit”! Popullistë të shndërruar në konformistë.