SC Gjilani shënoi fitore në ndeshjen e parë ndaj FK Liepajës me rezultat 1-0, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Në tribuna spektakëli nuk mungoi nga tifozëria e kësaj skuadre, “Skifterat” të cilët nuk u ndalën së mbështeturi skuadrën e tyre për asnjë minutë.
E këtë gjë e ka vrejtur trajneri i kësaj skuadre, Zekirija Ramadani i cili i ka falenderuar për përkrahjen e madhe.
Ai ka shtuar se tifozët e FK Liepajës nuk mund të bëjën atmosferë fantastike si “Skifterat”.
“Duhet të bëhet analizë të mirëfilltë. Tani e kemi përballjen direkte dhe nuk do të jetë e lehtë. Nëse shkojmë me mendjen se jemi kualifikuar, do të dështojmë. Do të jetë ndeshje shumë e vështirë. Por tifozët e tyre nuk mund të bëjnë atmosferë si ‘Skifterat’ sonte. I falënderoj për përkrahjen e madhe”, ka deklaruar Zekirija Ramadani.
Kujtojmë që ndeshja e kthimit luhet më 14 korrik nga ora 16:00./GAZETA ENIGMA/