Barcelona dhe Watford kanë arritur marrëveshjen përfundimtare për transferimin e sulmuesit të shqiptar, Rei Manajt, në Angli.
Sipas raportimeve nga Spanja, ditët e fundit, dy klubet kanë negociuar detajet e fundit me Manajn që pritet të udhëtojë drejt Anglisë për t’i kryer ekzaminimet mjekësore.
Watfordi, që këtë edicion do të garojë në Championship, po synon ta përforcojë ekipin për t’u rikthyer në Premier League.
Manaj sezonin e shkuar ishte pjesë e Spezias në Serie A ku në 30 paraqitje shënoi pesë gola.