Pas raportimeve se deputetja e Vetëvendosjes, Ardiana Matoshi po bënte selfie, derisa po përplaseshin deputetët e partisë së saj me opozitën, ka reaguar vet ajo duke e treguar arsyjen e vërtetë, raporton Gazeta “Enigma”.
Ajo i ka demantuar këto raportime, duke u sqaruar se po xhironte deputetët e Listës Serbe që po qeshnin me skenat në Kuvend.
LEXO EDHE: Deputetët përplasen mes vete, Adriana Matoshi shfrytëzon rastin për të bërë video
Postimi i plotë:
Nuk është selfie medie të dashura. Është regjistrim/inçizim i të qeshurave dhe reagimeve të deputetëve të Listës Serbe, përderisa deputetët e PDK-së ofendonin ministren Donika Gërvalla. Tmerr të shohësh skena të tilla në Kuvend, edhe më tmerr të shohësh teksa kënaqen deputetët serb.
Qe edhe dëshmia!/Gazeta Enigma