Drita – Inter Turku, biletat dalin në shitje të dielën, ky është çmimi i tyre

Drita – Inter Turku, biletat dalin në shitje të dielën, ky është çmimi i tyre

FC Drita do të përballet me skaudrën finlandeze, Inter Turku më 12 korrik në kuadër të ndeshjes së kthimit të rrethit të parë kualifikues në Ligën e Konferencës.

Klubi gjilanas ka bërë të ditur se biletat do të dalin në shitje për këtë ndeshje të dielën nga ora 20:00 në dy pika të shitjes, para tetarit të qytetit dhe te stadioni i qytetit.

Çmimi i biletave do të jetë 3 euro për lindje, 7 euro për perëndim dhe 20 euro për pjesën VIP.

Më poshtë mund të lexoni njoftimin e plotë të FC Dritës:

NJOFTIM

FC DRITA ju njofton se biletat për ndeshjen e kthimit, FC DRITA – FC Inter Turku do të dalin në shitje të dielën në formë fizike në dy pika të shitjes:

• Para teatrit të qytetit

• Te stadioni i qytetit

Shitja fillon të dielën në ora 12:00 deri në ora 20:00.

Tribinat në Veri dhe Jug janë të mbyllura, ndërsa çmimi për biletat në dispozicion janë:

• Lindje 3 euro

• Perëndim 7 euro

• VIP 20 euro

Për informata të tjera do të njoftoheni me kohë.

FC DRITA⬜????

Related Articles