Gjithçka çka dihet rreth dështimit të zyrtarizimit të Muriqit te klubi belg

Gjithçka çka dihet rreth dështimit të zyrtarizimit të Muriqit te klubi belg

Sipas raportimeve të fundit, transferimi i Vedat Muriqit te klubi belg, Club Brugge ka dështuar. Gazetari i njohur italian, Nicolo Schira raporton se sulmuesi kosovar dështoi në testet mjekësore.

Por, si rrodhi e gjithë ngjarja deri te dështimi i transferimit?

Vedat Muriqi pati një stinor pranveror fantastik me Mallorcan, duke e shpëtuar nga rënia prej La Ligas.

Ai më pas iu bashkua Kosovës në ndeshjet e Ligës së Kombeve, duke treguar perfomanca solide.

Mallorca nuk mundi ta transferonte, ndërsa Muriqi shikonte opsionet tjera për ta vazhduar karrierën.

Derisa të merrej një vendim përfundimtar, ai i kaloi disa ditë në pushime në Turqi.

Madje, në Turqi kishte kaluar pak kohë edhe me Milot Rashicën, i cili po ashtu ishte me pushime atje.

Pak ditë para marrëveshjes me Club Brugge, Muriqi ishte në një dasmë në Prizren.

Image

Ndërsa, dje, sulmuesi shtatlartë u nis drejt Belgjikës. Paraprakisht, ai e dha edhe një intervistë për një medium turk, duke e konfirmuar vet kalimin në Belgjikë.

“Në fakt nuk i rrit pritshmëritë, këtë e bëjmë profesionalisht, është nder të jem aq shumë i kërkuar në një vend, të jesh futbollisti më i shtrenjtë në historinë e një klubi. Unë i zgjedh fjalët sepse është ende jo zyrtare. Nuk është e qartë se çfarë do të ndodhë. Fati qoftë me ne, shpresoj të vazhdoj të luftoj si Vedat Muriqi në çdo ekip ku shkoj, duke bërë gjëra të mira në një hap tjetër në karrierën time. Kam pasur një pjesë të dytë të mirë në Mallorca, performanca ime ishte e mirë. Ka pasur disa oferta nga atje, kështu që ne kërkuam kontratën më të përshtatshme”, kishte deklaruar dje Muriqi.

Në orët e mbrëmjes dje, ai arriti në Belgjikë, ndërsa sot ishte paraparë t’u nënshtrohej testeve mjekësore.

Image

Ende nuk ka asnjë informacion zyrtar nga klubi apo lojtari, por sipas të gjitha gjasave, Muriqi do të kthehet në Lazio, të paktën përkohësisht.

Related Articles