Ministria e Kulturës së Republikës së Kosovës, e drejtuar nga Hajrullah Çeku, e ka filluar një fushatë në “twitter” përmes të cilës kërkohet nga Serbia që t’i kthejë artefaktet që ia ka vjedhur Kosovës.
Kështu ka vepruar edhe sot kjo ministri kur i ka kërkuar Serbisë kthimin e një figure antropomorfe nga mijëvjeçari V-IV p.e.s, që ishte gjetur në Mitrovicë.
“1247 artefakte të Kosovës të mbajtura ilegalisht në Serbi. Kjo figurinë antropomorfe i përket periudhës së neolitit të vonë (mijëvjeçari V – IV p.e.s.), kulturës së Vinçës. Gjetur në Fafos II, Mitrovicë, Republika e Kosovës. Na ndihmoni ta kthejmë FIGURINËN në shtëpi”, thuhet në reagimin e MKRS-së ku janë përfshirë në postim edhe Unesco, Komisioni Evropian dhe Këshilli i Evropës.