Një person është plagosur mbrëmë pas një përleshje me armë zjarri prapa objektit të Klinikës Gjinekologjike në QKUK.
Rasti ndodhi mbrëmë rreth orës 22:30 pas një ngatërrese që kanë pasur dy persona mes vete, që eskaloi me përdorimin e armës. Shkak i kësaj, një person ka përfunduar në Emergjencë, ku po merr trajtim mjekësor, si pasojë e plagëve të marra.
Gazeta Sinjali mëson se i dyshuari për plagosjen e 25-vjeçarit është Edmond Beka.
Burimet thonë se Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërkohë që ende s’dihen motivet e rastit.