EKSKLUZIVE: Ja në cilin televizion mund ta ndiqni ndeshjen Liepaja – Gjilani

EKSKLUZIVE: Ja në cilin televizion mund ta ndiqni ndeshjen Liepaja – Gjilani

Në kuadër të Ligës së Konferencës, SC Gjilani, do ta zhvilloj ndeshjen kthyese nga skuadrës nga Letonia, FK Liepaja.

Ndeshjen e parë të zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” e ka fituar skuadra e Gjilanit me rezultatin minimal 1-0. Golin e vetëm e realizoi mesfushori, Albert Dabiqaj, shkruan Gazeta Enigma.

Ndeshja kthyese do të zhvillohet ditën e enjte me 14 korrik me fillim nga ora 16:00, sipas kohës tonë reale.

Gazeta Enigma mëson se këtë ballafaqim mund ta shikoni në Super Sport.

Në rast të kualifikimit tutje në rundin tjetër, skuadra gjilanase do të përballet me gjigantët zviceran, BSC Young Boys.

/GAZETA ENIGMA/

Related Articles