Aksident trafiku në Vranidoll, tre persona të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 13:50 në Vranidoll të Prishtinës, ku tre persona kanë pësuar lëndime.

Lajmin për Gazetën Enigma e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha i cili bëri të ditur se në aksident janë përfshirë dy automjete.

“Njësitet kompetente policore u janë përgjigjur rasteve për hetimin e shkaktarëve në aksident dhe janë ndërmarrë veprimet e tjera të nevojshme”, tha Hoxha. /Gazeta Enigma/

Related Articles