Një person është parë me thikë në dorë te Sheshi “Skënderbeu” në Prishtine, më saktësisht para Qeverisë së Kosovës.
Policia e Kosovës ka dhënë detaje për Gazetën Enigma se personi ka lënduar vetën, derisa në vendin e ngjarjes ka dalë edhe ndihma e shpejtë.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha ka thënë për Gazetën Enigma se janë njoftuar dhe angazhuar njësitet relevante policore, të cilët kanë reaguar me shpejtësi në vendin e ngjarjes.
“Me datë 11.07.2022. në ora 14:35, Policia e Kosovës ka pranuar informatën lidhur me prezencën e një personi me thikë në dorë te Sheshi “SKENDERBEU” në Prishtinë Menjëher janë njoftuar dhe angazhuar njësitet relevante policore, të cilat kanë reaguar me shpejtësi në vendin e ngjarjes. Sipas informacioneve fillestare dyshohet se personi i dyshuar ka lënduar vetveten me një mjet të mprehtë (thikë). Është njoftuar ndihma e shpejtë e cila poashtu ka arritur në vendin e ngjarjes”, ka thënë Hoxha për Enigmën.