Policia gjobit me 300 euro shoferin në Vushtrri, voziti me dyfishin e shpejtësisë së lejuar

Policia gjobit me 300 euro shoferin në Vushtrri, voziti me dyfishin e shpejtësisë së lejuar

Drejtuesit të automjetit që zhvilloj shpejtësi dyfish më të lartë se sa shpejtësia e lejuar i shqiptohet gjobë dhe i ndalohet drejtimi i automjetit e territorin e Republikës së Kosovës, shkruan Gazeta Enigma.

Policia e Kosovës përmes në postimi në profilin e tyre në Facebook kanë lajmëruar në sot në Vushtrri kanë gjobitur drejtuesin e automjetit që ka zhvilluar shpejtësi të dyfishtë.

“Sot, me datë 11 Korrik 2022, gjatë realizmit të detyrave dhe kontrollit të trafikut në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë përkatësisht në Vushtrri, një njësi e Stacionit Policor Vushtrri përmes radarit me laser ka identifikuar një automjet i cili në segmentin e rrugës ku kufizimi i shpejtësisë është 40 km/h, ishte duke lëvizur me shpejtësi prej 84 km/h”, thuhet në njoftimin e tyre.

Tutje ata kanë theksuar se “ndaj drejtuesit të mjetit është shqiptuar gjoba prej 300 euro si dhe masa mbrojtëse-ndalimi i drejtimit të automjetit në territorin e Republikës së Kosovës për gjashtë (6) muaj pasi që drejtuesi i automjetit është shtetas i Republikës së Serbisë. Gjoba dhe masa mbrojtëse janë shqiptuar në bazë të dispozitave të Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor”. /Gazeta Enigma/

Related Articles