Sot nga ora 20:00 Drita zbret në fushën stadiumit “Fadil Vokrri” me një mision të madh.
Gjilanasit janë në kërkim të përmbysjes së skuadrës finlandeze Inter Turku në sfidën e dytë në kuadër të Conference League.
Ndeshja e parë u mbyll me fitoren e vendasve me rezultat 1:0 dhe bazuar në përformancën e Dritës, është e qartë se ky rezultat mund të përmbyset dhe kjo është arsyeja që Drita sonte do vetëm fitore.
Kompanitë e basteve tashmë kanë parashikuar edhe fituesit. Drita është favorite dhe ka kuotën 2.30, fitorja e Inter Turku është vlerësuar me kuotën 3.00 ndërsa barazimi është 3.30.