Drita po përballet me Inter Turkun në kuadër të UEFA Conference League.
Synimi vetëm i gjilanasve është fitorja pasi në Finlandë pësuan disfatë me rezultat minimal 1:0 në ndeshjen e parë.
Ky takim po luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Drita ka kaluar në avantazh në minutën e 3-të përmes golit të Marko Simonovskit.