Shkumbin Istrefi falënderon të gjithë që iu qëndruan afër pas vdekjes së motrës

Shkumbin Istrefi falënderon të gjithë që iu qëndruan afër pas vdekjes së motrës

Aktori dhe producenti, Shkumbin Istrefi, ka falënderuar të gjithë ata që ishin të pranishëm në varrim dhe shprehën ngushëllime për vdekjen e motrës së tij, regjisores së njohur, Vjosa Berisha.

Istrefi tha se në emër të familjarëve, miqve dhe kolegëve falënderon të gjithë që iu qëndruan pranë në këto momente të vështira.

“Familja Istrefi, falënderon të gjithë familjarët, miqtë, kolegët dhe të gjithë ata që kanë marrë pjesë në ceremoninë mortore dhe na kanë shprehur ngushëllime për vdekjen e vajzës e motrës sonë Vjosa Berishës. Prania juaj, ngushëllimet dhe fjalët tuaja na kanë lehtësuar sado pak dhimbjen për këtë humbjen”, ka shkruar Istrefi.

Regjisorja Vjosa Berisha u nda nga jeta rreth dy javë më parë në spitalin University College Hospital në Londër, teksa e ndjera prej më shumë se një viti ishte diagnostikuar me kancer në vezore.

Related Articles