Ish-drejtori i Doganës, Lulzim Rafuna sot është zgjedhur kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës.
Për këtë pozitë kishte kandiduar edhe afaristja e suksesshme, Erëza Vela, e cila ishte kandidatja e parë grua për këtë pozitë.
Vela ka reaguar pasi Rafuna u zgjodh kryetar i Odës Ekonomike.
Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se arma e saj në garën për kryetar të OEK-ut ka qenë “përvoja profesionale, përvoja në biznes, përvoja akademike dhe një plan supervizionar”, por sipas saj, bizneset e OEK nuk i kanë pasur këto kritere që ta vlerësojnë kryetarin.
Vela tha se sot u votuan parti politike, jo individ.
“Ata sot votuan parti politike, jo individ. Koha ka me e deshmu qe Lulzim Rafuna ka qene zgjidhja e gabuar”, ka shkruar ajo.