Ministria e Sveçlës blen perde mbi 42 mijë euro

Ministria e Sveçlës blen perde mbi 42 mijë euro

Ministria e Punëve të Brendshme, në krye me Xhelal Sveçlën, ka ndarë mbi 42 mijë euro për blerjen dhe montimin e perdeve.

Në njoftimin për nënshkrim të kontratës që është publikuar në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurorimit Publik (KRPK), bëhet me dije se këto perde do të montohen në objektet e kësaj ministrie.

Për këtë tender ishin planifikuar të shpenzoheshin 60 mijë euro, por që në fund kontrata është nënshkruar për 42 mijë e 728 euro.

Kontrata është nënshkruar më 8 korrik të këtij viti.

Related Articles