Portieri i Lille, Mike Maignan, pritet të bëhet lojtar i ri i Milanit nga fillimi i sezonit 2020/21.
Drejtuesit Rossoner janë në kërkim të përforcimeve të reja për sezonin e ardhshëm, pasi duan të jenë më konkurrues.
Kështu, sipas mediumit RMC Sport, Milani ka arritur një marrëveshje në parim për të nënshkruar me portierin e Lille, Maignan, këtë verë.
Marrëveshja është e vlefshme për një shifër fillestare prej 15 milionë euro, me 25-vjeçarin që bie dakord për një kontratë pesë-vjeçare në San Siro.
Transferimi varet nga largimi i portierit aktual Gianluigi Donnarumma, i cili mbetet pa kontratë në fund të sezonit.
Donnarumma ka qenë i lidhur me një mori klubesh përfshirë Juventusin, Chelsean, Manchester Unitedin dhe Tottenhamin. /Gazeta Enigma/