Pjesa e parë mes FK Liepajës dhe SC Gjilanit ka përfunduar me rezultat 0-0, në kuadër të ndeshjes kthyese të rundit të parë në Ligën e Konferencës.
Pjesa e parë u përcjellë me tension të lartë nga vendasit të cilët janë në presion të rezultatit dhe po luajnë lojë të ashpër.
Gjatë pjesës së parë vendasit ia grisën fanellën sulmuesit Baton Zabërgja i cili u detyrua ta ndërroj fanellën.
Gazeta Enigma sjellë foto të Baton Zabërgjes me fanellen e grisur.
Kujtojmë që në ndeshjen e parë Gjilani ka fituar me rezultat 1-0 me golin e Alebrt Dabiqajt.
Fituesi i kësaj ndeshje do të takohet me skuadrën zviceriane Young Boys.