SC Gjilani e ka përfunduar aventurën në garat europiane pasi u mposht me rezultat 3-1 në ndeshjen e kthimit ndaj FK Liepajës për t’u eliminuar nga rundi i parë i Ligës së Konferencës me rezultat të përgjithshëm 4-2.
Vendasit kaluan në epërsi në minutën e 49-të me Karasauskasin.
Gjilani e barazoi rezultatin në minutën e 51-të me Blerim Krasniqin pas asisimit të Keita Azizit.
Për 2-1 shënoi Belakovic në minutën e 64-të.
Dodo shënoi nga penalltia golin e kualifikimit për rezultatin përfundimtar 3-1.
Liepaja në rundin tjetër do ta takohet me Young Boys.