Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Durrës, ku një i ri ka humbur jetën në një plazh të Durrësit. Policia fillimisht raportoi për zhdukjen e 18-vjeçarit, i cili u fut në det për të shpëtuar jetën e dy të miturve, ndërsa derisa minuta më vonë është gjetur trupi i pajetë i tij.
Sipas “Abc News” gjithçka ndodhi gjatë orëve të mesditës teksa të rinjtë ishin duke u larë në detin e plazhit të Bisht Pallës, të dy të moshës 15 vjeç dhe në momentin që ata kanë rrezikuar për t’u mbytur, ka qenë 18-vjeçari ë ka shkuar në ndihmë të tyre, duke i shpëtuar, por fakteqësisht duke mos ja dalë vetë.
Deklarata e fundit e Policisë:
“Në vijim të informacionit paraprak për shtetasin A. K., rreth 18 vjeç, që dyshohet se u fut në det, për të shpëtuar dy fëmijë të mitur, ju bëjmë me dije se:
Shërbimet e Policisë Kufitare kanë gjetur dhe kanë nxjerrë nga uji, trupin e pajetë të shtetasit A. K.”