Kontrabandim me mallra dhe kalim ilegal të kufirit, ndalohet një person në veri të Mitrovicës

Kontrabandim me mallra dhe kalim ilegal të kufirit, ndalohet një person në veri të Mitrovicës

Një person është ndaluar nga Njësitë e Policisë Kufitare, të enjten rreth orës 17:35, në rrugën magjistrale Bërnjak- Mitrovicë, në afërsi të liqenit të Ujmanit, pasi dyshohej se kishte kaluar kufirin ilegalisht dhe në veturë kishte mallra që dyshohet se janë të kontrabanduara.

Sipas njoftimit, thuhet se pas kontrollit në automjet është hasur në një sasi  të mallrave të ndryshme si: fellne të reja (4 copë), salveta (palloma-disa pako), zbutës të rrobave, pako me gjëra të ndryshme ushqimore (çokolata, qumësht, pije të gazuara, jogurt, pelena etj.)

“Po ashtu gjatë kontrollit në automjet dhe në çantë të krahut, i  njëjti person  ka pasur në posedim para të gatshme  (5.010 euro si dhe 128.250 dinar)”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu në njoftim bëhet e ditur, se në konsultim me prokurorin, janë hapur rastet “Kalim ilegal i kufirit” dhe “Kontrabandim me mallra”, ndërsa  i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

“Malli i konfiskuar i është dorëzuar Doganës së Kosovës për procedurë të mëtejme ndërsa të hollat me urdhër të prokurorit i janë kthyer palës”, thuhet ndër të tjera në njoftim. 

Related Articles