Sagra dello stringozzo” (festë tradicionale në Buti) është një ngjarje që nuk duhet humbur në pjesën time të Italisë. Unë mbërrita në Buti kur isha dy vjeç, pasi u largova me familjen time nga Shqipëria”. Kështu e nis letrën e tij Kristjan Asllani për “kronikat e dhomat e zhvjeshjes”, ku mesfushori shqiptar flet për origjinën dhe rrënjët e tij deri në mbërritjen tek Interi.
“Dy vjet më parë, para Covid-it, isha atje. Më pëlqejnë festivalet dhe të jem kamarier. Vrapon i djersitur, shmang karriget dhe mushkonjat për t’u sjellë ushqim bashkëfshatarëve, turistëve dhe njerëzve që dynden aty,” – vijon letrën lojtari i lindur në vitin 2002 – “Dy vjet më vonë, m’u desh të anashkaloja festivalin sepse përmbusha ëndrrën time për t’u bërë lojtar i Interit. Çfarë emocioni kur mora atë mesazh nga Javier Zanetti: “Mirë se erdhe tek Interi, Kristjan!” Thuasje më ra të fikët.
Ndërsa miqtë e mi më të mirë po shërbenin në tavolina, u gjenda në të njëjtën dhomë me Romelu Lukakun për të kaluar, nën stres, ekzaminimet mjekësore. Kisha veshur një fanellë të Interit, sepse Interi kishte sapo më kishte blerë. Pak e kuptova se ç’po ndodhte ato ditë, për të qenë i sinqertë, vëmendja kryesore nuk ishte tek unë… Në vitin 2010 isha 8 vjeç. vjeç dhe ecja në majë të gishtave në lokal, po përpiqesha të shihja një pjesë të ekranit ku transmetohej finalja e Champions League kundër Bayernit të Mynihut. Atë natë kuptova se e doja këtë ekip. Mund të ndienim karriget që dridheshin mbi pllaka kur Milito tregoi me gisht Van Buyten, atëherë nuk kuptuam më asgjë. Mbaj mend që disa gota fluturuan në tokë, dhe unë u hodha përpjetë.”
Në letrën e gjatë, Asllani nuk e fsheh besimin e tij tek Interi: “Nuk ishte sekret, e dinin të gjithë, bëja tifozllëk për Interin” nënvizon në një pasazh, duke pranuar më pas se “edhe sikur të realizoja ëndrrën e jetës sime, duke veshur fanellën e Interit, do të më mungonin shumë festivalet e vendit tim….”
“…Brenda një viti fitova kampionatin me të rinjtë (Empoli), duke eliminuar Interin në gjysmëfinale me një gol nga goditja e lirë; shënova golin tim të parë në Serinë A kundër Interit dhe në fund u vesha zikalltër, por i tillë kam qenë gjithmonë. Kam fjetur me topin nën krahë, mbuluar me batanije, siç bëjnë fëmijët për t’u mbrojtur nga përbindëshat e natës. Kam ëndërruar që fansat të bërtisnin emrin tim kur të firmosja me Interin. Pak ditë më parë zbulova se nuk ishte ëndërr” – vijon më tej mesfushori shqiptar, duke kujtuar se “babai më çoi për herë të parë në Milano për të parë një derbi shumë vite më parë, ne fituam 2-1. Ai u kthye aty kur shënova golin tim të parë në Serinë A, disa muaj më parë. Duhet të jetë fati, po e pres me padurim në debutimin tim, të shohim çfarë do të bëj”.