Ish-prokurorja e EULEX-it Maria Bamieh, sonte në një intervistë ekskluzive për RTK, ka folur shkurtimisht edhe për Dhomat e Specializuara të Kosovës me seli në Hagë.
“Unë këtë gjykatë e quaj etnike, këndvështrimet e mia janë ligjore, nuk janë politike. Pikëpamjet e mia do t’i diskutojë në një kohë më të vonshme”, tha ish-prokurorja e EULEX-it.
Ish-prokurorja e EULEX-it Maria Bamieh, tha se EULEX ka pranuar 1400 lëndë nga OKB dhe ato janë marrë vetëm disa prej tyre.
“400 raste i kanë marrë prokurorët lokalë, ku janë rastet e tjera, a janë nën tepi, ku janë ato raste”, tha ajo.
Bamieh ka kritikuar punën e EULEX-in duke marrë parasysh se ka shpenzuar shumë mjete.
Ajo më tutje tha se Kosova duhet të përparojë dhe të krijojë sistem të mirë gjyqësor.
“Është mirë që Kosova të mos ketë interferenca dhe pengesa, apo nga BE-ja, të keni sistem të mirë gjyqësor, polici të mirë etj”, tha ajo.
Bamieh ka folur për atë se si kanë shkuar hetimet në EULEX.
Sipas saj ka raste kur materialet janë marrë edhe në shtëpitë private nga hetues të EULEX-it.
“Nuk kam pasur asgjë të keqe, as kundër akujt, as kundër z.Tolaj. Po bëja vetëm punën time. Unë kam ardhur këtu për të bërë një punë të mirë”, tha ajo.
Bamieh vlerësoi se ende ka shumë padrejtësi dhe për këtë BE duhet të shikoj se çka ka ndodhur me të, Simons etj.
Për kredibilitetin e EULEX-in, Bamieh tha se ai mision ka funksionuar keq sepse EULEX nuk i përcjell standardet.
“Në rastin tim dhe të Malcolmit të drejtat njerëzore janë thyer, e janë shkelur”, tha ajo.