Një person dyshohet se, të premten rreth orës 21:30, sa ishte duke drejtuar automjetin, nga pakujdesia e ka goditur një këmbësor.
Sipas policisë, këmbësori ka pranuar trjatim mjekësor në spitalin e Mitrovicës.
Rr. Fadil Deliqi, Mitrovicë, 15.07.2022-21:30. ”I dyshuari mashkull kosovar duke drejtuar automjetin nga pakujdesia ka goditur këmbësorin viktimë mashkull kosovar, i cili ka pësuar lëndime trupore. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Mitrovicës”, thuhet në raportin e policisë. /Gazeta Enigma/