Sermaxhaj: Drita ishte superiore ndaj Inter Turkut, në Gjilan besojnë se do ta eliminojnë edhe Antwerpin

Sermaxhaj: Drita ishte superiore ndaj Inter Turkut, në Gjilan besojnë se do ta eliminojnë edhe Antwerpin

Ish-futbollisti dhe trajneri kosovar, Genc Sermaxhaj ka komentuar kualifikimin e Dritës në rrethin e dytë kualifikues në Ligën e Konferencës.

Sermaxhaj që dikur ka djerësitur fanellën e klubit gjilanas thotë se Drita ishte superiore në ndeshjen e dytë kundër ekipit finlandez, Inter Turku në Prishtinë.

“Drita ishte superiore në Prishtinë. Një Dritë krejtësisht tjetër nga ndeshja e parë. Goli i minutës së dytë iu dha një komoditet ekipit. Po vërehen paraqitjet e Dritës për dallim nga ekipet tjera kosovare në Evropë. Çdo vit Drita po shkon duke u rrit si ekip duke bërë ndeshje të mira, tha Sermaxhaj në emisionin Ekipi A në ATV.

Ai shtoi se njohësit dhe futbolldashësit në Gjilan janë optimist se Drita do ta kalojë edhe Antwerpin, kundërshtarin belg në rrethin e dytë.

“Ndeshja e parë në Finlandë ishte zhgënjyese, por këtu ka hyrë me plotë bindje se do ta fitojë ndeshjen. Në Gjilan kanë vetëbesim se edhe ndaj Atwerpit do të kualifikohet”, theksoi ai.

Related Articles