Skuadra lituaneze, Zalgiris ka mposhtur Malmon në ndeshjen e parë të raundit të dytë kualifikues për Champions League.
Zalgiris ka fituar ndaj Malmos në shtëpi me rezultatin minimal 1:0.
Fabien Ourega ishte golashënuesi i vetëm në këtë përballje.
Ourega me golin e tij në minutën e 49’të shkaktoi befasinë e madhe të ndeshjeve të sotme në kuadër të kualifikueseve për CHL.
Kujtojmë se Zalgiris fitoi edhe ndaj Ballkanit në raundin e parë me rezultatin e përgjithshëm 2:1, ku u kualifikua tutje në raundin e dytë.
Sonte, ky ekip mori një fitore historike ndaj një kundërshtari jashtëzakonisht të mirë, Malmo FF.