Një vrasje brutale ndodhi në Belgjikë. Një 28-vjeçar shqiptar, baba i një fëmije, u qëllua me breshëri plumbash në anë të një rruge, pranë motorit të tij.
Mediat belge raportojnë se autor i dyshuar i krimit është vjehrri i të riut shqiptar, i cili është arrestuar mëngjesit e sotëm.
Stephane V., 55 vjeç ka mohuar të ketë qëlluar mbi dhëndrin e tij. Por hetuesit mendojnë ndryshe.
“Mes nesh nuk kemi shkuar mirë, por nuk e kam vrarë unë”, ka deklaruar ai në polici.
28-vjeçari Ilir S. i cili u vra me të paktën gjashtë plumba. Siç raportojnë mediat belge, viktima ishte duke qëndruar pranë motoçikletës së tij kur u qëllua disa herë me armë. Ndonëse atij iu dha ndihma mjekësore, nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra. Shqiptari la pas gruan dhe një fëmijë. Në vendin e ngjarjes u gjetën shumë gëzhoja arme.