Guardiola: Nuk e kemi kërkuar Neymarin, sipas mediave çdo verë Manchester City do të blejë 150 lojtarë

Guardiola: Nuk e kemi kërkuar Neymarin, sipas mediave çdo verë Manchester City do të blejë 150 lojtarë

Edhe pse me kontratë deri në qershor 2027, lajmet për largimin e Neymar nga PSG janë të vazhdueshme. Një nga më të fundit ishte nga Le Parisien që raportonte se Manchester City mund të ishte destinacioni i radhës për btazilianin.

Gazeta franceze raporton se klubi i Parisit ka propozuar shkëmbimin e Neymar për Bernardo Silva, një ide, sipas të njëjtit burim, e refuzuar menjëherë nga Pep Guardiola.

Megjithatë trajneri iu përgjigj drejtpërdrejt lajmit, duke konfirmuar se nuk e kërkoi brazilianin.

Në një konferencë për shtyp në Shtetet e Bashkuara, Guardiola ishte i qartë: “Nuk është e vërtetë. Më vjen keq për ta [Le Parisien] por informacioni që ata u dhanë është i rremë. Neymar është një lojtar i jashtëzakonshëm dhe informacioni që kam është se ai është shumë miqësor. Ai ka një talent të madh, le ta tregojë këtë në Paris. Çdo verë Manchester City do të blejë 150 lojtarë…”, tha Guardiola.

Related Articles