Futbollistët e Dritës e kanë zhvilluar stërvitjen e fundit para ndeshjes kundër Antwerpit.
Ekipi kosovar është stërvitur të mërkurën mbrëma në stadiumin “Bosuil”, aty ku edhe do të luhet ndeshja, të enjten prej orës 19:00.
“Klubi jonë ka përfunduar stërvitjen e fundit para ndeshjes së nesërme ku do të përballemi me skuadrën belge Royal Antwerp FC”, shkruan në faqen zyrtare të Dritës në “Facebook”.
Ky është takimi i parë i rrethit të dytë kualifikues të Ligës së Evropës ndërmjet Antwerpit dhe Dritës. Ndeshja e kthimit zhvillohet pas një jave në Prishtinë.