Policia e Shqipërisë ka njoftuar se ka shpëtuar pesë kosovarë të cilët ishin duke lundruar afër Gadishullit të Karaburunit.
Bëhet fjalë për pesë persona, në mesin e tyre edhe një fëmijë që kishin mbetur në det, në pamundësi të dalë në breg pasi që mjeti lundrues, motoskafi i tyre kishte pësuar prishje.
“Shërbimet e Policisë i kanë nxjerrë në breg, me mjetet e Policisë Kufitare, 5 shtetasit kosovarë, midis tyre dhe një fëmijë 2 vjeç, të cilët aktualisht janë në gjendje të mirë shëndetësore”, thuhet në njoftim.
“Policia e Vlorës është e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve, vizitorëve dhe turistëve, për të krijuar një ambient sa më të sigurt dhe në këtë kuadër fton qytetarët të denoncojnë në 112 dhe në Komisariatin Digjital çdo rast të paligjshmërisë”.