Një aksident në trafik ka ndodhur para pak minutash në qytetin e Pejës, ku vetura ka goditur një këmbësore, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se këmbësorja është prokurorja e Prokurorisë Themelore në Pejë, e cila ishte duke dalë nga Gjykata në kohën kur ka ndodhur aksidenti.
Burimet bëjnë të ditur se shoferi që dyshohet se shkaktoi aksidentin, ka ikur nga vendi i ngjarjes.
Për shkak të lëndimeve të marra, prokurorja është dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, të cilët po kryejnë ekzaminimet e nevojshme.