Skuadra e Ballkanit do ta nis mbrojtjen e titullit në udhëtim pas shortit të tërhequr të enjten në zyrat e Federatës së Futbollit të Kosovës. Në xhiron e parë, Ballkani do të jetë mysafir i skuadrës së Malishevës.
Edhe nënkampionia Drita, do të jetë mysafire pasi do të luaj te Trepça ’89, ekip i rikthyer në elitë. Fituesi i Kupës së Kosovës,
Llapi do të përballet me Drenicën në Skënderaj. Skuadra tjetër e kthyer në elitë, Ferizaj do të luajë në udhëtim te Gjilani. Ndërsa,
Dukagjini e pret skuadrën e Prishtinës në stadiumin “18 Qershori” në Klinë.
Gjilani – Ferizaj
Malisheva – Ballkani
Drenica – Llapi
Trepça ‘89 – Drita
Dukagjini – Prishtina