Përveç ofrimit të shërbimeve ndaj tatimpaguesve, inkasimi i të hyrave është njëri ndër prioritetet kryesore të Administratës Tatimore të Kosovës.
Administrata Tatimore të Kosovës në njoftimin për media bën të ditur se për katër muajt e parë të këtij viti është duke shënuar trend shumë pozitivë në inkasimin e të hyrave, ku ky trend i inkasimit ka tejkaluar edhe pritshmërit që ATK ka pasur për periudhën janar-prill 2021.
“Gjatë kësaj periudhe, ATK ka inkasuar 201.3 milionë euro tatime, ku në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kemi rritje për 37.2% apo 54.6 milionë euro më shumë, ndërsa në krahasim me planin kemi inkasuar 15.8 milionë euro më shumë ose 8.6%”, thuhet në njoftim.
Bazuar në trendin e të hyrave nëpër muaj, pritet që të ketë realizim të planit të të hyrave edhe për muajt në vijim.
ATK, inkurajon gjithë tatimpaguesit që të deklarojnë dhe paguajnë obligimet e tyre tatimore, sepse vetëm në këtë mënyrë vendi ynë do të jetë në gjendje të përballet me sfidat e zhvillimit ekonomik dhe pandemisë COVID-19. /Gazeta Enigma/