Drejtoria e Policisë në Ferizaj ka publikuar aktivitetet lidhur me realizimin e urdhëresave të Gjykatës për periudhën janar – prill 2021.
Sipas njoftimit, gjatë kësaj periudhe janë realizuar 891 urdhëresa për vepra të ndryshme penale, prej të cilave 42 persona të arrestuar janë dërguar në në vuajtje të dënimit.
Pesë persona janë dërguar në vuajtje të dënimit mbi 6 muaj, kurse 14 janë dërguar në vuajtje të dënimit deri në 6 muaj.
“Përveç, 42 personave të dërguar në vuajtje të dënimit , urdhëresat tjera janë realizuar me pagesë, sjellje me datë të caktuar në gjykatë dhe verifikim të adresave të personave”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Policisë.