Pasi pala ukrainase dhe ajo ruse arritën marrëveshje për zhbllokimin e eksportit të grurit nga Ukraina, çmimi i këtij produkti ka rënë raporton BBC.
Lejimi i eksportimit të mbi 20 milionë ton grurë nga Ukraina, ka bërë që çmimi të bie për 2% sot.
Marrëveshja është nënshkruar në Stamboll dhe është ndërmjetësuar nga Turqia dhe OKB-ja.
Ukrainën e ka përfaqësuar ministri i Infrastrukturës, Oleksandr Kubrakov, ndërsa Rusinë, ministri i Mbrojtjes, Sergei Shoigu