Udhërrëfyesi për zbatimin e marrëveshjes për energjinë, i dakorduar në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë akoma nuk është duke u zbatuar.
Kjo po ndodhë për shkak se Elektrosever nuk është duke respektuar asnjë prej afateve që parashihen në marrëveshje.
Ky po konsiderohet si një vazhdimësi e veprimeve të Serbisë për të mos respektuar marrëveshjet e Brukselit.
Më 24 qershor, vetëm tri ditë pasi u nënshkrua udhërrëfyesi në Bruksel, Zyra e Rregullatorit të Energjisë licensoi kompaninë serbe Elektrosever.
Kështu, Kosova ndërmori disa hapa, në mënyrë që të nis zbatimi i marrëveshjes për energjinë e arritur me Serbinë.
Mirëpo, prej atëherë Elektrosever nuk ka përmbushur asnjë prej afateve të parapara në marrëveshje.
Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut, KOSTT, ka kërkuar që marrëveshja të respektohet dhe në një përgjigje për Dukagjinin kanë thënë se prej licensimit të Elektroseverit kanë komunikuar me ta por pa dhënë detaje.

Kjo nuk është marrëveshja e parë të cilën Serbia nuk është duke e respektuar.
Analisti, Artan Muhaxhiri tregon se Kosova duhet t’i informoj ndërkombëtarët për këto veprime të shtetit fqinjë.
“Për fat të keq deri më tani ka pasur mjaft raste kur Serbia nuk i ka respektuar marrëveshjet, mirëpo kjo gjë disi ka mbetur në heshtje, ndërsa në anën tjetër kur Kosova nuk e ka respektuar ndonjë marrëveshje, atëherë ajo është trumpetuar dhe është rritur shumë. Ndërsa tani duhet që më në fund qeveria e Kosovës të alarmoj për çdo mosrespektim të marrëveshjeve nga ana e Serbisë”, ka deklaruar Muhaxhiri.