Qeveria e ka autorizuar sot Ministrinë e Shëndetësisë për blerjen e vaksinave antiCOVID-19. Kjo është bërë me kërkesë të ministrit të Shëndetësisë Arben Vitia. Ai ka thënë se delegimi i kompetencës nga Qeveria tek MSH parashihet sipas paragrafit tre të nenit 14 të Ligjit mbi ndarjet buxhetore për vitin 2021.
“Duke marrë parasysh se delegimi i kompetencave nga Qeveria e Kosovës te Ministria e Shëndetësisë sipas tre të nenit 14 të Ligjit mbi ndarjet buxhetore për vitin 2021, janë vetëm dhe ekskluzivisht për procesin e pagesës së furnizimit me vaksina për COVID-19 nga prodhuesit dhe operatorët ekonomikë, me të cilët arrihet marrëveshje nga Ministria e Shëndetësisë”, ka thënë Vitia në mbledhjen e Qeverisë.
Kujtojmë se Kosova deri më tash nuk ka blerë asnjë vaksinë anti-COVID-19 ndërsa ka pranuar 24 mijë doza të vaksinës Astra Zaneca nga UNICEF dhe afërsisht 5000 të tjera vaksina Pfizer/Biotech si donacion nga BE.
/Gazeta Enigma/