Klubi i Ligës së Parë të Turqisë, Manisa Football Club ka nënshkruar me mbrojtësin kosovar David Domgjoni.
Manisa ka nënshkruar marrëveshje 2-vjeçare me mbrojtësin, ndërsa synimi i tyre është elita e futbollit turk.
Duke folur pas nënshkrimit, Domgjoni ka thënë se është i lumtur që do të luajë te Manisa Football Club.
✍️ Ailemize Hoş Geldin David Domgjoni ???? pic.twitter.com/gnGAq9O9JR— Manisa Futbol Kulübü (@ManisaFK) July 23, 2022
“Jam shumë i lumtur që jam në Manisa Football Club. Kam luajtur më parë në Turqi dhe jam sërish këtu për të qenë i suksesshëm. Shpresojmë që të gjithë të shkojmë në Superligë, që është synimi ynë”, ka thënë prizrenasi.
Edhe anëtari i bordit të klubit, Ahmet Karadag, e ka vlerësuar lartë David Domgjonin, duke thënë se do ta ndihmojë skuadrën drejt objektivave.
⚫⚪ Manisa Futbol Kulübümüz, Kosovalı savunma oyuncusu David Domgjoni’yi kadrosuna kattı. Transferle ilgili duygularını ifade eden David Domgjoni, “Hedefi Süper Lig olan bir kulübe geldiğim için mutluyum” dedi.
Detaylar ???? https://t.co/ysVmC6RohF pic.twitter.com/kNgB7clBhz— Manisa Futbol Kulübü (@ManisaFK) July 23, 2022
Domgjoni që ka tri paraqitje me Kosovën, ka bërë karierrë te Tirana, Kastrioti, Liria, Laçi, Menemenspor, Luzern dhe Termalica në Polonis së fundmi.