Është arrestuar një person me iniciale A.Sh. 29 vjeç, pasi i njëjti dy ditë më parë i kishte shkaktuar lëndime trupore të dashurës së tij me iniciale M.A, 30 vjeç dhe e kishte mbajtur të mbyllur për tri ditë radhazi.
Sipas policisë, viktima M.A, kishte arritur t’i njoftojë fqinjët e saj të cilët më pas e kanë lajmëruar policinë.
“Viktima, është dërguar për ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj, ndërsa policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj”, thuhet në njoftimin e policisë.
Tutje, në njoftim thuhet se pas intervistimit, me vendim të Prokurorit, i dyshuari A.Sh, është dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore
Rasti, sipas policisë, është cilësuar “Dhunë në familje dhe Lëndim i lehtë trupor”.