Osmani e lumtur për mbajtjen e Manifestës në Prishtinë

Osmani e lumtur për mbajtjen e Manifestës në Prishtinë

Presidentjae Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se për 100 ditë, kryeqyteti i Kosovës do të jetë referencë globale e ngjarjes së madhe kulturore Manifesta, Bienalja Evropiane Nomade.

“Patëm kënaqësinë mbrëmë që ta hapim edicionin e katërmbëdhjetë të Manifestës, i cili përkon me 14 vjetorin e pavarësisë së Kosovës”, shkroi ajo në Facebook.

Shefja e shtetit u shpreh se Prishtinës, i ka hije kjo pamje, kur grumbullon njerëz nga vende të ndryshme të botës për ta shpërfaqur shpirtin e saj rinor, sikurse edhe hapjen ndaj kulturave e kombeve të tjera.

“Manifesta është një moment ideal për ta ridëshmuar identitetin tonë evropian”, përfundoi ajo.

Related Articles