Carlo Ancelotti mbeti në një humor pozitiv pavarësisht humbjes 1-0 të Real Madridit në El Clasico ndaj Barcelonës në Las Vegas.
Trajneri ishte optimist në komentet e tij pas ndeshjes dhe madje tha se skuadra e këtij viti është superiore ndaj asaj që fitoi La Ligan dhe Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar.
“Mendoj se tani kemi një skuadër më të mirë se ajo që kishim vitin e kaluar”, deklaroi fillimisht italiani pas ndeshjes.
“Në stërvitje shihet se ka edhe më shumë intensitet”.
Mendoj se ka pasur shumë intensitet në këtë ndeshje, veçanërisht në pjesën e parë dhe kam menduar se ishte një lojë e barabartë”.
“Unë u përpoqa të shpërndaj minutat mes lojtarëve. Doja të luanin disa lojtarë më të rinj”.
“Në përgjithësi, më pëlqeu kjo paraqitje kundër një kundërshtari të fortë”, përfundoi Ancelotti.