Një mosmarrëveshje rreth drurëve ka rezultuar me plagosjen e një personi në Mramor të Prishtinës.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ngjarjes i parapriu një përleshje mes tre personave, ku njeri nga ta kishte shtënë me armë në drejtim të viktimës duke e plagosur.
Personi i plagosur gjendet nën përkujdesjen mjekësore në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
I dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë me vendim të prokurorit, shkruan Gazeta Enigma.
“Fsh. Mramor, Prishtinë 25.07.2022 – 20:31. Pas një mosmarrëveshje rreth disa druve, dy të dyshuarit meshkuj kosovar janë përleshur fizikisht me viktimën mashkull kosovarë, njëri nga të dyshuarit ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar. Si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit viktima ka pësuar lëndime trupore, të njëjtit i është ofruar ndihma mjekësor dhe vazhdon të jetë nën përkujdesjen mjekësore në QKUK-Prishtinë. I dyshuari është arrestuar, me vendim të prokurorit i njëjti dërgohet në mbajtje për 48 orë. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.