Mbajtja e mësimit online, ka ndikuar që personeli shëndetësor të ketë vështirësi për të pasur çasje fizike për të vaksinuar nxënësit sipas planit me vaksinat e rekomanduara dhe të obliguara për ata.
Por të moshuarit dhe foshnjat janë vaksinuar me kohë dhe sipas planit, ka konfirmuar në një intervistë , doktoresha në QKMF në Prishtinë, Florie Hyseni-Morina.
“Vlerësimi jem është se nuk ka pasur ngurrim, shërbimet kanë qenë vazhdimisht në dispozicion, kohën e vaksinimit e gripit janë vaksinuar ata që kanë pasur në plan dhe kategoritë e rekomanduara për vaksinim, por edhe vaksinat e obliguara për fëmijët dhe të rinjtë, sa kam informacione janë duke rrjedhur mirë, janë ekipet që punojnë dhe ekipet në terren”.
“Ndoshta kanë pasur në vështirësi duke pasur paraysh që shkollat kanë punuar online dhe nuk kanë pasur qasje fizike që t’i vaksinojnë sipas planit, por në vaksinimi është duke rrjedhur mirë”.
Shumica e stafit shëndetësor ku edhe doktoresha Florie Hyseni-Morina punon, janë vaksinuar me vaksinën Covid-19.
“Në njësinë ku unë punoj, shumica e kanë marrë vaksinën herën e parë, ka ndonjë që për arsye të ndryshme ka mbet pa u vaksinuar por që edhe ata kanë shprehur interesim dhe besoj që do vaksinohen me vaksinën tjetër që ka ardhur”, deklaroi ajo.
Tutje doktoresha tregon që frika nga pandemia ka ndikuar që edhe qytetarët të hezitojnë të kryejnë shërbimet e tjera.
Ajo ka apeluar që pa ndonjë nevojë akute qytetarët të mos e vizitojnë mjekun, por të telefonojnë që t’i shmangen virusit.
“Ajo është evidente qysh prej fillimit të pandemisë, ndoshta kohën e fundit është neutralizu kjo frikë, mirëpo kjo frikë është e arsyeshme dhe duhet të jetë një faktor që të ndikojë te pacientët që të mos kërkojnë ndihmë në rastet që nuk kanë nevojë, përveç atyre që kanë nevojë shumë, dhe të telefojnë, që të kenë kujdes”, theksoi tutje ajo.
Ajo thekson që pandemia ka ndikuar në ofrimin e shërbimeve shëndetësore, por thotë që kanë ndihmuar pacientët me Covid-19 me këshilla dhe mbështetje.
“Sigurisht që pandemia ka ndikuar, marrë në përgjithësi ka ndikuar në ofrimin e shërbimeve shëndetësore, ajo ka qenë më sfiduese sidomos në fazat e para kur ka pasë frikë që të dilet jashtë edhe faktikisht kanë qenë ato orët e ndalesës së qarkullimit, mirëpo aktualisht nuk ka ndonjë vështirësi në ofrimin e shërbimeve duke e marrë parasysh që edhe numri i pacientëve dhe të infektuarve ka rënë”.
“Kështu që na jemi në dispoziocion për ofrimin e gjitha llojeve të shërbimeve qoftë për patologji që kanë të bëjnë më sëmundje kronike apo edhe gjendja akute, infeksione e lëndime por normalisht edhe për pacientët e dyshimtë me covid. Kisha me përmend që në dispozicion kemi edhe konsultat virtuale sidomos për pacientët që janë prekur me Covid dhe kanë nevojë për ndonjë këshillë apo kanë ndonjë përkeqësim”, u shpreh ajo.