Ka nisur në Uashington takimi i presidentes Vjosa Osmani, kryeministrit Albin Kurti me sekretarin amerikan të Shtetit Antony Blinken.
Osmani para takimit kishte deklaruar se do të fokusohen në thellimin e partneritetit strategjik me SHBA, duke adresuar sfidat me të cilat po ballafaqohet rajoni ynë, reformat që po i ndërmarrin institucionet tona si dhe fuqizimin e pozicionit ndërkombëtar të Kosovës.
Pas takimit në Departamentin e Shtetit pritet të ketë deklarime për media.