Sekretari amerikan i shtetit, Anthony Blinken ka folur në takimin që po mbahet në SHBA me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani si dhe kryeministrin Albin Kurti.
Blinken i është drejtuar me një falënderim Kurtit e Osmanit për pritjen e afganëve si dhe sanksionet ndaj Rusisë në relacion me agresionin në Ukrainë.
Ai tha se me Kosovën po punohet në shumë çështje të përbashkëta.
“Po punojmë së bashku për shumë çështje të përbashkëta. Ju falënderoj që keni mirëpritur afganët dhe mbështetjen për Ukrainën në agresionin rus. E çmoj lidershipin tuaj zonja presidente. Nesër do të nënshkruani me MCC-në për të mbështetur energjinë stabile. Është kënaqësi që të t’ju shpreh mirëseardhje”, tha ai.